Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk është më i interesuar në përpjekjet diplomatike për të zgjidhur konfliktin dhe në vend të kësaj dëshiron të pushtojë sa më shumë territor ukrainas, sipas një raporti në Financial Times.
Tre persona të informuar mbi bisedat me presidentin rus i thanë gazetës se Putini po shqyrtonte seriozisht një marrëveshje paqeje me Ukrainën muajin e kaluar.
Megjithatë, ata thanë se ai tani nuk mund të shohë ndonjë zgjidhje përmes bisedimeve diplomatike dhe beson se ato janë në një “rrugë pa krye”, shkruan Sky News të dielën.
Një person i informuar për bisedimet tha: “Putini sinqerisht beson në marrëzitë që dëgjon në televizionin [rus] dhe ai dëshiron të fitojë shumë”.
Qasja e tij u ashpërsua pas fundosjes së luftanijes ruse Moskva, për të cilën Ukraina ka marrë përgjegjësinë.
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
Putini i quan “ të papranueshme” kërkesat e Evropës për fundin e luftës në Ukrainë
-
Putin shpreson se bisedimet për paqe me Ukrainën do të vazhdojnë
-
Putin: Rusia është e gatshme të negociojë për Ukrainën
-
Putin: Nuk shohim gatishmëri nga Ukraina për të negociuar