Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Filantropi Soros dha 18 miliardë dollarë për demokraci

Investitori dhe filantropi George Soros i ka dhuruar 18 miliardë dollarë fondacionit të tij – gati sa krejt pasuria e tij që vlerësohet 24.6 miliardë dollarë.

“The Open Society Foundations” që promovon demokracinë anembanë globit, marrjen e donacioni e ka konfirmuar të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për transferimin e fondit raportoi së pari “The Wall Street Journal”.

“The Open Society Foundations” operon në më shumë se 100 shtete dhe ka punuar në luftën kundër autoritarizmit, ka promovuar të drejtat e njeriut dhe ka përkrahur grupet e margjinalizuara – përfshirë refugjatët, komunitetin LGBTI dhe minoritetet.