Auto

Musk dhuron dy miliardë dollarë për bamirësi

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka thënë se i ka dhuruar 2 rreth dy miliardë dollarë vlerë të aksioneve në kompaninë e tij, vitin e shkuar për bamirësi.

Dhurimi i 11.6 milionë aksioneve u përshkrua në një dokument të rregullatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si “dhuratë në mirëbesim”.

Dokumenti nuk përcakton përfituesin apo përfituesit e donacionit. Dokumentet kanë zbuluar se donacioni u bë në mes të gushtit dhe dhjetorit të vitit të shkuar. Tesla s’ka dhënë detaje për njoftimin e Muskut.

S’është hera e parë që një nga njerëzit më të pasur në botë ndan aksione të Teslas për bamirësi. Musk pati dhuruar rreth 5.74 miliardë dollarë në vlerë të aksioneve në vitin 2021, sipas dokumenteve të asaj kohe.

Musk ka bërë të ditur të mërkurën po asht se sivjet do të gjejë dikë që ta pasojë si shef ekzekutiv i Twitterit. Multimiliarderi pati blerë rrjetin social vitin e shkuar për rreth 44 miliardë dollarë.

Sipas matësve të fundit, Musk ka pasuri rreth 185 miliardë dollarë.