Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka dhuruar për bamirësi disa nga aksionet e prodhuesit të makinave elektrike me vlerë rreth 5.7 miliardë dollarë.
Dhurimi i 5.044.000 të aksioneve u zbulua të hënën në një dosje të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim në SHBA. Aksionet u dhuruan vitin e kaluar mes 19 nëntorit dhe 29 nëntorit, sipas dosjes, e cila nuk përmendi marrësin ose marrësit e aksioneve.
Aksionet e Teslas tregtoheshin mbi 1000 dollarë për aksion në kohën e donacioneve. Aksionet e dhuruara ishin në vlerë prej 5.7 milionë dollarë, bazuar në mesataren e çmimit më të lartë dhe me të ulët të kuotuar në datën e transaksionit.
Dhënia e bamirësisë do ta bënte Muskin donatorin e dytë më të madh të SHBA-së në vitin 2021. Drejtori i Përgjithshëm i Teslas pason vetëm Bill Gates dhe Melinda French Gates, të cilët dhanë 15 miliardë dollarë vitin e kaluar, në një renditje vjetore nga Chronicle of Philanthropy.
Regjistrimet e mëparshme të letrave me vlerë tregojnë se Musk shiti aksionet e Teslas me vlerë prej 16 milionë dollarë në dy muajt e fundit të vitit 2021, ku shumica e të ardhurave do të paguanin një faturë tatimore federale të SHBA-së rreth 11 miliardë dollarë. Aksionet e dhuruara nuk i nënshtrohen tatimit mbi fitimet kapitale dhe vlera e tyre mund të përdoret si një zbritje për të ndihmuar në kompensimin e faturës tatimore.
Tesla nuk u përgjigj menjëherë kur u pyet për më shumë detaje mbi aksionet e dhuruara. Musk ka krijuar një fondacion që jep grante në mbështetje të kauzave, duke përfshirë kërkimin pediatrik dhe edukimin shkencor, por ka pak detaje të disponueshme në faqen e saj të internetit.