Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fermeri shtyp aksidentalisht për vdekje djalin e tij 3-vjeçar

Një fermer aksidentalisht vrau djalin e tij tre-vjeçar duke e shtypur atë me një Land Rover.

Dewi Williams nuk e vuri re se djali i tij Evan kishte hapur derën pak para tragjedisë dhe ishte në pronën e tyre pranë Llanybydder, Carmarthenshire.

Aksidenti u pa dhe nga nëna e Evanit, Sian dhe motra e tij më e madhe, e cila gjithashtu ishte në anën e pasme të automjetit.

Familja bujqësore po shpërndante 40 dele në një rimorkio kur aksidenti ndodhi.

Williams ishte duke kthyer rimorkion në një hapësirë ​​të kufizuar, ndërkohë që kishte edhe Sian duke qëndruar në afërsi të automjetit për ta ndihmuar.

“Ishte e vështirë të kthehej, kishte pengesa në të dy anët. Gjatë manovrës për arsye të panjohura, Evan doli nga automjeti”, tha një polic që hetoi aksidentin.

Në fund juria vendosi se vdekja ishte aksidentale./TopChannel

Artikuj të ngjashëm