Një 3-vjeçar ka vdekur të dielën në Rahovec pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një derë e hekurt e mbështetur nga muri.
Policia ka njoftuar të hënën se gjatë mbrëmjes viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë nga prindi i tij. Ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilave nuk ka arritur t’u bëjë ballë.
“Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellë një fëmijë - viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
-
Vdiq një 2-vjeçar në QKUK, ishte lënduar aksidentalisht në Rahovec disa ditë më parë
-
Vdiq në QKUK një fëmijë që ishte rrëzuar nga trotineti elektrik në Gjilan
-
Një i vrarë dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
-
Aksident me fatalitet në Rahovec, humb jetën një person
-
Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë