Një grua humbi jetën ndërsa burri dhe vajza e saj janë lënduar gjatë protestave të fermerëve në Francë lidhur me pakënaqësitë për pagat, raportoi të martën “Euronews”.
Demonstratat nga fermerët francezë kundër pagave të ulëta dhe ankesave të tjera janë përshkallëzuar me rastin e ndodhur të martën.
Viktima dhe dy të lënduarit janë goditur nga një veturë që më pas u përplas në gjysmërimorkio të një traktori.
Gruaja që u godit dhe vdiq ishte një fermere rreth 30-vjeç, ndërsa burri dhe vajza e saj janë në gjendje të rëndë.
Në deklaratë thuhet se përplasja nuk duket të jetë e qëllimshme. Policia ndaloi për marrjen në pyetje tre personat që ndodheshin në veturë.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën dy të vdekur pasi një veturë përplasi njerëzit në një stacion treni në Francë
-
Vetura përplas këmbësorët në Francë, disa të lënduar
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar
-
Vetura përplas spektatorët në një rally në Francë, tre të vdekur
-
Dy të vdekur nga një stuhi e rrëmbyeshme në Francë