Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi, lajm që ka gjetur vend në mediat vendase dhe ato europiane e botërore. Shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton 59 vjeçe u ekzekutua në Kretë nga një fermer vendas.
Policia greke ka arrestuar një fermer vendas, 27-vjeçarin Yiannis Paraskakis. Ky i fundit ka pranuar përpara prokurorëve se është autor i vrasjes. Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, e ka goditur shkencëtaren me makinë dhe më pas e ka futur në bagazh pa ndjenja.
Më pas, ai e ka dërguar atë në një bunker nazist dhe e ka përdhunuar e më pas vrarë. Identiteti i të riut grek u zbulua, për shkak të gjurmëve të ADN-së që policia greke gjeti në vendngjarje. Ai ia kishte ngulur thonjtë amerikanes, para se ta vriste atë.
Shkencëtarja ndodhej në Kretë të Greqisë për një konferencë shkencore. Me origjinë nga Kalifornia, nënë e dy fëmijëve, ajo jetonte në Gjermani me bashkëshortin e saj britanik/BW.
-
Gjendet e vrarë shkencëtarja amerikane e zhdukur para një jave në Kretë
-
Zhduket shkencëtarja amerikane, ndodhej në Kretë për konferencë
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Francezja e zhdukur në Greqi kishte dërguar mesazh shqetësues në hotelin ku po qëndronte
-
40-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga bashkëshorti në Greqi