Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zhduket shkencëtarja amerikane, ndodhej në Kretë për konferencë

Një shkencëtare amerikane është zhdukur pa lënë gjurmë në Kretë të Greqisë.

CNN raporton se bëhet fjalë për biologen 59-vjeçare Suzanne Eaton, e cila është zhdukur në mënyrë misterioze në ishullin grek.

Ajo punonte në Institutin Max Planck, në Universitetin e Drezdenit në Gjermani, dhe kishte shkuar në Greqi për një konferencë.

Ndërkohë, nga kontrolli në dhomën e saj të hotelit janë gjetur sendet personale të shkencëtares, si dhe pasaporta, portofoli, telefoni dhe para cash/BW.

Artikuj të ngjashëm