Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fermerët protestues bllokojnë trafikun në Belgjikë e Francë

Një grup fermerësh belgë bllokuan rrugët në qytetin Halle, duke kërkuar mbrojtje më të mirë për industrinë bujqësore.

Fermerët në disa vende të BE-së kanë ushtruar presion mbi qeveritë e tyre për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre për subvencione më të mëdha për prodhimet e tyre, për më pak burokraci dhe për mbrojtje kundër importeve të lira.

E në Francë, fermerët rrethuan Parisin me traktorë dhe makina të tjera të ngadalta, në një betejë me qeverinë për të ardhmen e industrisë së tyre, e cila ende nuk është këndellur nga pasojat e luftës në Ukrainë.