Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe fermerët spanjollë në protesta

Fermerët në Spanjë u janë bashkuar homologëve të tyre evropianë në organizimin e protestave në të gjithë vendin, shkruan BBC të martën.

Ashtu si fermerët nëpër shtetet e tjera, ata kërkojnë më shumë fleksibilitet nga Bashkimi Evropian, kontrolle më të forta mbi prodhimet e vendeve jo anëtare të BE-së dhe më shumë ndihmë nga qeveria e tyre.

Në disa rajone, fermerët spanjollë bllokuan rrugët dhe shkaktuan ndërprerje të gjata trafiku.

Një protestë e madhe në qendër të Madridit është planifikuar për në fund të këtij muaji.

Fermerët dolën në rrugët e zonave bujqësore në brendësinë veriore të Spanjës, duke ngarë traktorët në autokolona, duke valëvitur flamujt spanjollë dhe duke mbajtur pankarta në duar.

Edhe Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar Botë 23 o. më parë Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar

Fermerët spanjollë kanë ankesa të ngjashme sikur ata në Francë, Belgjikë, Holandë, Itali dhe vende të tjera që kanë protestuar kohët e fundit.

Ata thonë se rregulloret që janë pjesë e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së (CAP), së bashku me kostot e larta të karburantit dhe energjisë, e bëjnë të vështirë për ta të nxjerrin fitim.