Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra fermerë spanjollë marshojnë në Madrid, në protestë ndaj politikave të BE-së

Qindra fermerë spanjollë u drejtuan me traktorët e tyre drejt Madridit të mërkurën si pjesë e protestave kundër politikave të BE-së dhe atyre lokale të bujqësisë dhe për të marrë masa për të zbutur rritjet e kostos së prodhimit, shkruan agjencia “AP”.

Protesta, më e madhja që mbahet në kryeqendër pas më tepër se dy javë protesta ditore nëpër vend, do të përfshirë edhe marshimin drejt selive të Ministrisë së Bujqësisë.

Është thënë se do të dërgohen 500 traktorë dhe shumë më tepër fermerë me autobus në kryeqendër. Shumica e traktorëve duhet të qëndrojnë jashtë qytetit për shkak të kufizimeve të qeverisë.

Protesta të ngjashme po mbahen në vende të ndryshme të BE-së.