Një ngjarje historike është shënuar në Shtetin Amerikan të Georgias, ku femra e parë me ngjyrë ka fituar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.
Në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, siç transmeton abcnews, Stacey Abrams mund të bëhet femra e parë afroamerikane që zgjidhet guvernatore.
Mund t’i takojë asaj primati i gruas së parë me ngjyrë që mbulon rolin e guvernatorit të një shteti amerikan. Kështu Stacey Abrams, në radhët e demokratëve, u shpërblye nga zgjedhjet në Georgia të Shteteve të Bashkuara. Ajo është gruaja e parë që fiton nominimin në këtë shtet, për një nga partitë kryesore dhe nëse zgjidhet në nëntor ajo do të bëhet guvernatorja e parë afrikano-amerikane në SHBA.
Nuk është çudi që për të nxitur kandidaturën e saj ishin drejtuesit e lartë të partisë. Mbështetjet që peshuan më shumë, ndër të tjera, ishin ato të Hillary Clinton dhe Bernie Sanders. Emri i saj nuk është risia e vetme. Raundi i nominimit ka zbuluar personalitete protagonistë që nuk janë të lidhur me sistemin. Mbi të gjitha në jugun më konservator, demokratët kanë zgjedhur politikanë pa eksperiencë, gra, ushtarë dhe anëtarë të pakicave.
Në Kentucky, zgjedhësit kanë favorizuar Amy McGarth, femra e parë e Marinës Ushtarake që ka fluturuar në një “F-18”. Ndërsa në Teksas, demokratët kanë nominuar në poste kyçe dy femra homoseksuale, një amerikanojugore dhe një me origjinë nga Filipinet.
-
Demokratja Kathy Hochul, guvernatorja e parë grua e New Yorkut
-
Joe Biden, demokrati i parë në 28 vjet që fiton në Georgia
-
Kamala Harris: Nga drejtësia e politika, drejt historisë
-
Harris premton të jetë një presidente për të gjithë amerikanët
-
Kamala Harris bëhet zyrtarisht kandidate për presidente e demokratëve