Joe Biden do të fitojë në Georgia, sipas projeksionit të CNN-it të rezultatit final zgjedhor. Biden do të jetë i nominuari i parë demokrat që triumfon në Georgia që nga Bil Clintoni në vitin 1992.
Kandidati demokrat Joe Biden, sipas këtij projeksioni, del fitues me 306 vota kundrejt tanimë, ish presidentit Donald Trump, i cili mblodhi 232 vota të Kolegjit Zgjedhor.
Suksesi i Bidenit në një shtet tradicional republikan është kulmi i fitores së ngadalshme por të qëndrueshme atje i partisë. Dy vjet më parë, demokratja Stacey Abrams humbi në garën për guvernatorë. Fushata e saj dhe puna që ka bërë atje është fokusuar në sjelljen jashtë të votuesve demokratë të cilën zgjedhjet e kaluara qëndruan në shtëpi. Kjo i hapi skenën Bidenit për një fitore atje.
Asnjë nga kandidatët demokratë për president të SHBA-së nuk kanë përsëritur hapat e Bill Clintonit 28 vjet më parë, kur ai mposhti George H.W. Bush. Barack Obama iu afrua. Hillary Clinton në vitin 2016, iu afru më shumë. Bideni e kompletoi projektin.
{gallery}