Shumë familje kanë lënë burrat prapa. Ata duhet të qëndrojnë në Ukrainë dhe u është kërkuar të luftojnë kundër Rusisë. Urdhri i shtetit që ndaloi ikjen e burrave mes moshave 18 dhe 60 vjeç – do të thotë se shumë gra dhe fëmijë, të vetëm janë detyruar të kërkojnë strehim në shtetet evropiane
Një vajzë e vogël ukrainase po mësohet me jetën e re në Civita Catellana, 50 kilometra në veri të Romës në Itali.
Ajo me vëllanë dhe motrën janë në mesin e gjashtë fëmijëve ukrainas që kanë nisur mësimet në shkollën fillore që drejtohet nga murgeshat françeskane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë me fat. Familja është bashkë qëkur iku nga qyteti Stryi në fund të muajit shkurt.
Shumë familje kanë lënë burrat prapa. Ata duhet të qëndrojnë në Ukrainë dhe u është kërkuar të luftojnë kundër Rusisë.
Urdhri i shtetit që ndaloi ikjen e burrave mes moshave 18 dhe 60-vjeç – do të thotë se shumë gra dhe fëmijë, të vetëm janë detyruar të kërkojnë strehim në shtetet evropiane.
Shumë pediatër thonë se integrimi i fëmijëve në jetën normale, ua mundëson atyre që të mësojnë dhe kënaqen me lojërat shkollore. Kjo është mënyra më e mirë që shëndeti i tyre mendor të mos ketë pasoja nga lufta.
Mësuesit thonë se fëmijët ukrainas me shpejtësi janë mësuar me jetën e re shkollore, ani pse përjetuan tmerrin gjatë largimit nga Ukraina.
Sipas organizatës ndërkombëtare “Save the Children”, rreth 7.5 milionë fëmijë po jetonin në Ukrainë në momentin kur krisi lufta.
Tani është vlerësuar se një milion e gjysmë prej tyre kanë ikur në drejtim të shteteve përreth Ukrainës. Shumë prej tyre janë vetëm me nënat, sepse baballarët janë në luftë.
Organizata beson se gjashtë milionë fëmijë dhe familjet e tyre janë zhvendosur brenda Ukrainës.
Shumë prej tyre janë ngujuar në bodrume shkaku i bombardimeve, siç është rasti i qytetit të Mariupolit që është bërë simbol i tmerrit që sjell lufta.
Organizatat siç janë “Mjekët pa Kufij” janë duke punuar me Ukrainën me qëllim që fëmijët të mos përjetojnë pasojat e luftës.
Pediatërit thonë se skenat traumatike që përjetojnë familjet gjatë kohës së luftës janë trauma normale dhe frika është reagim i zakonshëm.
Një studim i vitit 2018 ka treguar se lufta ka ndikim të madh te fëmijët.
Sipas këtij studimi, fëmijët janë shumë të ekspozuar nga lufta dhe shpesh janë cak i armikut.
Ekspertët thonë se fëmijët ka më shumë gjasa të shpëtojnë nga tmerri i luftës nëse qëndrojnë bashkë me familjen. Ndarja nga familja është një tjetër formë e stresit që mund të ketë pasoja të mëdha për fëmijët.
Vlerësimet e fundit kanë treguar se familjet refugjate me shumë gjasa do të kenë fëmijë që do të vuajnë nga çrregullimet në shëndetin mendor.
Doktorët thonë se refugjatët që nisin punën dhe përkrahin familjen teksa fëmijët nisin mësimin, kanë shumë mundësi që të këndellen shpejt nga tmerri i braktisjes së shtëpisë.
Ekspertët janë të bindur se familjet duhet të mbajnë mend se beteja e tyre nuk ndalet me nënshkrimin e marrëveshjeve të paqes. Janë të mendimit se ndihma për mbijetesën e familjes është vetëm fillimi i një beteje të re.