Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Familjet e pakënaqura me Qeverinë izraelite

Ushtria izraelite ka vrarë tri pengje izraelite që kishin arritur të iknin nga militantët e Hamasit. Ushtria izraelite ka thënë se i vrau gabimisht, teksa vrasja e tyre ka nxitur reagimin e familjarëve të pengjeve të tjera që po mbahen në Gaza.

Familjet e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës të shtunën janë mbledhur në “Sheshin e Pengjeve” në Tel-Aviv, pasi ushtria izraelite pranoi se gabimisht ka vrarë tri pengje izraelite.

Hadas Kalderon, nëna e dy fëmijëve të liruar nga Hamasi dhe burri i së cilës ende po mbahet peng, i ka bërë thirrje Qeverisë së prirë nga Benjamin Netanyahu, që të arrijë marrëveshje të menjëhershme për lirimin e pengjeve.

“Nuk ka çmim për pengjet. Qeveria duhet të jetë gati që të paguajë çfarëdo çmimi për lirimin e tyre. Bëjeni marrëveshjen tani, këtë po them”, ka thënë Kalderon.

Ruby Chen, babai i pengut Itay Chen, thotë se familjet po jetojnë si me ruletin rus në kokë.

“Duhet të nisim bisedimet për lirimin e pengjeve, tani. Ne e kemi njëfarë ruleti rus. Çdo ditë, nuk e dimë se cila familje do të marrë lajmin e rëndë për pengjet”, ka thënë Chen.

Edhe Izraeli në presion për lirimin e pengjeve nga Hamasi Botë Izraeli në presion për lirimin e pengjeve nga Hamasi

Ushtria izraelite ka konfirmuar se gabimisht ka vrarë tri pengje të premten në një lagje të Gazës.

Tri pengjet izraelite të vrara nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në Gaza ishin të zhveshur në pjesën e gjoksit dhe po bartnin një flamur të bardhë kur ishin qëlluar, sipas një hetimi preliminar.

Vrasja e tre burrave – që ishin kidnapuar nga Hamasi më 7 tetor në Izraelin jugor – ka nxitur reagime të ashpra e protesta në Izrael, pasi ka rritur shqetësimet për pengjet e mbetura në Gaza.

Sipas raportimeve në hetimin e IDF-së në mediat izraelite, tre burrat Yotam Haim, Samer El-Talalka dhe Alon Shamriz (të gjithë në të 20-at) - kanë arritur të iknin nga Hamasi dhe po i afroheshin pozicionit të ushtrisë në Shejaya në zonën e Gazës, ku ka pasur luftime.

Njëri prej tyre po mbante një shkop me rrobë të bardhë të lidhur në të dhe të tre kishin hequr bluzat që kishin.

Edhe Familjarët e pengjeve bllokojnë rrugët kryesore të Izraelit Botë Familjarët e pengjeve bllokojnë rrugët kryesore të Izraelit

Pasi i kishin parë, një ushtar izraelit nga një pozicion i lartë, shtiu mbi të tre, duke bërtitur “terroristë”.

Teksa dy nga pengjet ranë përtokë menjëherë, i treti arriti të ikte në një banesë. Kur ushtarët arritën në vendngjarje ishin të urdhëruar të hynin në ndërtesë dhe vranë personin e tretë, pavarësisht lutjeve të tij në hebraishte.