Ushtria ukrainase ka raportuar të martën se një kompani që prodhon dhe riparon tanke ruse, ka pezulluar punën në fabrikën e saj në rajonin qendror rus të Chelyabinsk, për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.
Në një deklaratë të postuar në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka thënë se prodhuesit “Uralvagonzavod” i është dashur të ndalojë prodhimin në objekt "për shkak të mungesës së përbërësve që i importon”, raporton BBC-ja.
Kompania ukrainase e informacionit dhe konsulencës ushtarake “Defence Express” raporton se Uralvagonzavod është e vetmja fabrikë që kryen montimin e tankeve. Sipas saj, ky prodhues përdor në mënyrë rutinore import nga perëndimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusët e mposhtur i “harrojnë” tanket në tokat ukrainase
-
Rusia s’ka punëtorë për prodhimin e veturave, do t’i detyrojë të burgosurit
-
Hyundai pushon nga puna stafin në fabrikën e saj në Rusi
-
Toyota do ta mbyllë fabrikën e saj në Rusi
-
Prodhuesi rus i automjeteve rifillon prodhimin pa airbag e veçori të tjera të sigurisë, shkak sanksionet