Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani u bën thirrje turqve të mbajnë të gjitha kursimet në lira

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë të premten se turqit duhet të mbajnë të gjitha kursimet e tyre në lira dhe se luhatshmëria e fundit e kursit të këmbimit ishte kryesisht nën kontroll pasi lira u dobësua ndjeshëm në dy muajt e fundit.

"Unë dua që të gjithë qytetarët e mi t'i mbajnë kursimet e tyre në paratë tona, të drejtojnë të gjithë biznesin e tyre me paratë tona dhe unë e rekomandoj këtë", u shpreh Erdogan në një fjalim në Stamboll.

“Të mos e harrojmë këtë: përderisa nuk i marrim paratë tona si pikë referimi, jemi të dënuar të fundosemi. Lira turke, paratë tona, janë ato me të cilat do të shkojmë përpara. Jo me këtë valutë, atë monedhe e huaj".

Duke iu drejtuar një grupi biznesi, Erdogan u bëri thirrje gjithashtu turqve që të sjellin kursimet e tyre në sistemin bankar dhe përsëriti pikëpamjen e tij joortodokse se normat e interesit ishin shkaku i inflacionit.

“Për disa kohë, ne kemi zhvilluar betejën për të shpëtuar ekonominë turke nga cikli i normave të larta të interesit dhe inflacionit të lartë, dhe duke e çuar atë në rrugën e rritjes përmes investimeve, punësimit, prodhimit, eksporteve dhe suficitit të llogarisë korente. Normat e interesit ulen, normat e interesit rriten. Miqtë e mi, na lejoni ta heqim këtë nga librat tanë. Normat e interesit i bëjnë të pasurit më të pasur dhe të varfërit më të varfër", vijoi Erdogan.

Edhe Erdogan paralajmëron “luftë ekonomike” pas rënies së lirës turke Botë Erdogan paralajmëron “luftë ekonomike” pas rënies së lirës turke

Të ardhurat e turqve janë gërryer në muajt e fundit për shkak të rënies së lirës, ​​megjithëse ajo u rikthye nga niveli më i ulët historik prej 18.4 kundrejt dollarit javën e kaluar pas prezantimit të një skeme shtetërore për të mbrojtur depozitat lokale nga humbjet e zhvlerësimit kundrejt valutave të forta.

Kriza e lirës u shkaktua nga ulja agresive e normës së interesit të bankës qendrore, që arrin në 500 pikë bazë që nga shtatori, e kryer nën presionin e Erdoganit si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur kredinë dhe eksportet.