Turqia ka raport “special” dhe në fuqizim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pavarësisht presioneve ndaj Ankarasë për të ndihmuar Perëndimin me sanksionet kundër Moskës, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një intervistë për CNN-in, para rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Nuk jemi në momentin ku do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë ashtu siç ka bërë Perëndimi. Nuk kemi lidhje me sanksionet e Perëndimit. Jemi shtet i fuqishëm dhe kemi marrëdhënie pozitive me Rusinë”, ka deklaruar Erdogan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”, ka shtuar ai.
Erdogani i prin garës së balotazhit për president në Turqi. Zgjedhjet do të mbahen më 28 maj. Ai dhe kundërkandidati, Kemal Kilicdaroglu, kanë dallime të theksuara në çështjet e politikës së jashtme, duke përfshirë edhe diplomacinë me Perëndimin dhe Rusinë. Kilicdaroglu është zotuar se do t’i përmirësojë raportet me Perëndimin.
Për dallim nga gjuha e ashpër e Kilicdaroglut ndaj Putinit, Erdogani ka lavdëruar raportet e tij me presidentin e Rusisë.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, lideri i Turqisë ka luajtur rol kyç në “ndërmjetësim”, duke bërë që të nënshkruhej një akt midis palëve, e që zhbllokoi miliona tona mallra të bllokuara në Detin e Zi.
“Kjo ishte e mundshme falë raportit special me presidentin Putin”, ka thënë Erdogani duke iu referuar marrëveshjes për grurin.
Shkëmbimet tregtare Rusi-Turqi çdo vit arrijnë shumën e 62 miliardë dollarëve.