Teksa Turqia ka shënuar të mërkurën katërvjetorin e puçit të sprapsur të vitit 2016, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka lartësuar siç tha ai “heronjtë e vendit që ranë në natën e tentimpuçit, në mbrojtje të vendit. “Nganjëherë, një hero i vetëm e ndryshon fatin e gjithë një kombi.
Më 15 korrik, miliona heronj dolën nga çdo cep i vendit dhe lanë gjurmë në të ardhmen e kombit”, tha Erdogani gjatë një ceremonie speciale në ndërtesën e Parlamentit.
Qeveria turke ka akuzuar imamin Fethullah Gulen, aktualisht në azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për orkestrimin e ngjarjeve të 15 dhe 16 korrikut të 2016-s, në të cilat të vdekur mbetën 251 persona dhe të lënduar mbi 2 mijë të tjerë.
Që prej ngjarjeve të katër vjetëve më parë, Qeveria e Erdoganit ka ndërmarrë masa të ashpra të shtypjes, duke arrestuar dhe shkarkuar nga puna me mijëra akademikë, gazetarë, mjekë e shërbyes të tjerë civilë, ndërsa ka mbyllur me dhjetëra media të akuzuara për lidhje me Gylenin.
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Erdogani dënon sulmin ndaj Konsullatës izraelite në Stamboll