Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të hënën ka shpallur 7 ditë zie kombëtare, pasi dy tërmete të fuqishme kanë goditur pjesën juglindore të shtetit, duke shkaktuar mbi 1650 viktima.
Mbi 1050 viktima janë regjistruar edhe në Siri.
“Për shkak të tërmetit që ndodhi në shtetin tonë më 6 shkurt, 2023, janë shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Flamuri ynë do të ulet në gjysmë-shtizë deri të dielën më 12 shkurt, në të gjitha institucionet tona shtetërore dhe përfaqësitë ndërkombëtare”, ka thënë Erdogan, raporton “Anadoly Agency”.
Erdogan ka thënë se është katastrofa më e rëndë që nga viti 1939.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 41,000 të vdekur në Turqi dhe Siri
-
Sot në Kosovë ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri
-
Shtetet e ndryshme, përfshirë Kosovën, mobilizohen për ndihmë Turqisë e Sirisë
-
Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca
-
Erdogani merr vendimin e papritur para rundit të dytë të zgjedhjeve