Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan: Terroristët nuk do të arrijnë kurrë të shkatërrojnë paqen në Turqi

Terroristët që përpiqen të shkatërrojnë paqen dhe sigurinë në Turqi nuk do të kenë kurrë sukses, tha të dielën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Deklarata e Erdoganit erdhi pasi dy policë u plagosën kur një nga dy terroristët hodhi në erë veten para objektit të Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin turk, Ankara, të dielën, raporton “Anadoly Agency”.

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Turqisë, Erdogan tha se akti i sotëm terrorist, në të cilin u neutralizuan dy kriminelë falë ndërhyrjes në kohë të policisë, ishte një “valë e fundit e terrorizmit”.

Dy policë kanë pësuar lëndime të lehta kur njëri nga dy terroristët hodhi veten në erë në Ankara të dielën në mëngjes, ndërsa terroristi tjetër u “neutralizua” nga forcat e sigurisë në hyrje.

Policët e plagosur janë ende duke u trajtuar dhe lëndimet e tyre janë jashtë rrezikut për jetën, sipas ministrit të brendshëm turk Ali Yerlikaya.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim për sulmin terrorist.

Edhe Kurti reagon për sulmin e të dielës në Turqi, u uron shërim të shpejtë policëve të lënduar Arbëri Kurti reagon për sulmin e të dielës në Turqi, u uron shërim të shpejtë policëve të lënduar

Në lidhje me sulmin, Gjykata Penale e Paqes e Ankarasë ka lëshuar një ndalim të hyrjes dhe publikimit në media.