Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim në afërsi të Parlamentit të Turqisë, lëndohen dy policë

Një shpërthim ka ndodhur të dielën në afërsi të Parlamentit të Turqisë në Ankara, raporton BBC.

Shpërthimi është cilësuar nga Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, si “sulm terrorist”.

Në shpërthim janë lënduar dy policë.

Sipas Yerlikayas dy sulmues kanë ardhur me veturë komerciale rreth orës 09:30 me kohë lokale dhe kanë kryer sulmin.

Yerlikaya ka thënë se një sulmues ka hedhur veten në ajër në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Brendshme dhe një tjetër është neutralizuar.

Shpërthimi ndodhi vetëm disa oër para se të mblidhej Parlamenti.

Raportohet se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, ndërsa në vendin e ngjarjes gjenden shërbimet emergjente.

 

 

Artikuj të ngjashëm