Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, me “metodat gjenocidale” të aplikuara në Gaza, arriti në një nivel që do ta kishte zili edhe ish-lideri nazist i Gjermanisë, Adolf Hitleri.
Në një deklaratë për gazetën greke Kathimerini, raportuar nga agjencia turke e lajmeve Anadolu, Erdogani u shpreh se Rripi i Gazës nuk ishte burg në ajër të hapur pak para 7 tetorit, kur filloi lufta Izrael-Hamas, por vite më herët.
Nuk është hera e parë që Erdogani e krahason Netanyahun me liderin nazist, gjë që ka shkaktuar kundërakuza se ai vetë është fajtor për gjenocid.
Erdogani dhe Netanyahu kanë kritikuar njëri-tjetrin prej kohësh, gjë që është shoqëruar me përkeqësim, e më pas me ripërmirësim të marrëdhënieve mes dy ish-aleatëve.
Në fillim të këtij muaji, Ankaraja njoftoi se do t'i japë fund marrëdhënieve tregtare me Izraelin, për shkak të luftës në Gaza.
-
Erdogani e krahason Netanyahun me Hitlerin: Nuk do t’i shpëtojë drejtësisë
-
Erdogan: Ashtu si u ndalua Hitleri 70 vjet më parë, ashtu të ndalohet Netanyahu
-
Erdogani e quan Netanyahun “psikopat” dhe “vampir”
-
Erdogani i referohet Netanyahut si “nazist”
-
Netanyahu-Erdoganit: Je i fundit që mund të na mbash moral