Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i është referuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij si "nazistët e sotëm".
Në fjalimin e tij të shtunën gjatë një fondacioni shkencor në Stamboll, Erdogani e krahasoi administratën izraelite me regjimet e diktatorëve të Luftës së Dytë Botërore.
Erdogani ka akuzuar më parë Izraelin për kryerjen e "krimeve të luftës" që kur filloi operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit, pesë muaj më parë, dhe e ka krahasuar vazhdimisht Netanyahun me udhëheqësin nazist, Adolf Hitler.
Udhëheqësi turk kritikoi gjithashtu disa shteteve myslimane për qëndrimin e tyre ndaj Gazës.
“Për fat të keq, bota islame, me një popullsi prej rreth dy miliardë, nuk ka qenë në gjendje të përmbushë plotësisht detyrën e saj të vëllazërisë ndaj popullit palestinez,” ka thënë ai.
President turk ka bërë të ditur të premten se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të jenë të fundit në të cilat ai do të jetë lider shteti. Ai e ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada.
Fituesi i disa zgjedhjeve që nga viti 2002, Erdogani u rizgjodh për një mandat pesëvjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara në maj të vitit 2023.
“Këto zgjedhje janë të fundit për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Këto janë zgjedhjet e fundit për mua. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë ai.