Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, ka njoftuar të hënën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, shkroi Anadolu Agency.
Sipas kryediplomatit turk, kjo vizitë konfirmon përkushtimin për paqen dhe stabilitetin në rajon.
"Vizita që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, ka thënë Cavusoglu në hapje të konferencës së 13-të të ambasadorëve të mbajtur në Ankara.
Ai foli edhe për rolin e Turqisë dhe operacioneve të saj ushtarake në veri të Sirisë.
"Vendi ynë ka kontribuar ndjeshëm në sigurinë e miliona sirianëve, kështu që Nuk mund të pritet që ne të ulemi me duar të mbledhura kundër sulmeve të terroristëve të YPG/PKK-së”, ka thënë Cavusoglu.
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Papa Leoni pritet nga Erdogani në Ankara
-
Erdogani i thotë Putinit se Turqia po punon për një fund të drejtë të luftës në Ukrainë
-
Turqia nis “Platformën e Paqes për Ballkanin”, synon mbledhje çdo gjashtë muaj