Turqia ka arritur të rikthejë 80 pjesëtarë të asaj që e konsideron organizatë terroriste FETO, të cilët kanë qëndruar jashtë vendit.
Kështu ka deklaruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim në mbledhjen e zakonshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Stamboll, raporton Anadolu Agency.
“Do t'i ndjekim edhe tjerët”, tha Erdogan, duke shprehur bindjen për sjelljen në Turqi edhe të liderit të kësaj organizate, Fetullah Gylen.
“Ti, që aktualisht ndodhesh në Pennsylvania, do të vish gjithashtu”, shtoi më tej presidenti turk.
Javën e kaluar, zyrtarët e inteligjencës turke, sollën në Turqi tre pjesëtarë të lartë të FETO-s nga Gaboni i Afrikës, ndërsa gjatë muajit mars, nga Kosova në Turqi u dërguan edhe gjashtë pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilat u kapën pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare, raporton AA.
“Ata ishin përgjegjës për nxjerrjen nga Turqia të pjesëtarëve të mbetur të FETO-s, për t'i dërguar në Evropë dhe SHBA”, thotë AA.
-
Erdogan falënderon Thaçin për “gylenistët”, thotë se ky s’do të jetë aksioni i fundit
-
Erdogan: Kemi thënë se ata do të ikin, e ne do t'i sjellim këtu me lejen e Zotit t’u kërkojmë llogari
-
Erdogan: Ekstradimi i gylenistëve nga Kosova u bë në bashkëpunim me AKI-në
-
Turqia konfirmon vdekjen e Gylenit, zotohet ta vazhdojë luftën kundër terrorizmit
-
“Tronditet” Erdogani, mban takim urgjent pas paralajmërimeve për grusht shtet