Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës, siç i quan Turqia, "FETO", pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate.
"Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të "FETO"-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t'i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari", tha presidenti Erdogan.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogan: Kemi thënë se ata do të ikin, e ne do t'i sjellim këtu me lejen e Zotit t’u kërkojmë llogari
-
Erdogan thotë se Turqia ka kapur 80 “gylenistë”, i çon porosi Gylenit
-
Turqia e cilëson sukses të madh kthimin e “Gylenistëve” nga Kosova
-
Turqia thotë se i bëri nder Kosovës me arrestimin dhe deportimin e gjashtë “gylenistëve”
-
Erdogan falënderon Thaçin për “gylenistët”, thotë se ky s’do të jetë aksioni i fundit