Stamboll, 12 dhjetor – Do të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për të tenderuar projektin e Kanalit të Stambollit, i cili konsiston në krijimin e një kanali artificial 43 kilometra të gjatë midis Detit të Zi dhe detit Marmara për të zëvendësuar Bosforin, deklaroi presidenti turk Recep Tajip Erdogan gjatë prezantimit të një projekti ndërtimi për 100 000 banesa të reja publike në kryeqytet.
”Kanali shërben për të mbrojtur Bosforin nga një fatkeqësi serioze”, shtoi Erdogan duke iu referuar trafikut masiv të anijeve dhe cisternave që kalojnë ngushticën e detit çdo ditë.
I përcaktuar si një projekt “i çmendur” nga vetë udhëheqësi turk në prezantimi e tij në vitin 2011, kanali është kritikuar ashpër nga opozita dhe ambientalistët për dëmet që mundën shkaktojnë ekosistemin dhe rreziqet e një spekulimi të ri me pasuritë e paluajtshme masive në një metropol që ka tejkaluar tashmë 15 milionë banorë/ANSA.
-
Kanali i Stambollit e vë Turqinë midis përplasjes Rusi-NATO
-
Turqia, mes tensioneve me Greqinë, njofton se ka gjetur gaz
-
Presidenti “i fortë” - luftë ndaj korrupsionit apo ndaj zërit opozitar
-
Erdogan kërkon armëpushim në Ukrainë e mobilizim për dërgimin e ndihmave në Gazë
-
Erdogani synon ta rimarrë Stambollin