Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan në Rusi me ftesë të Putinit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndrojë për vizitë pune në qytetin rus Sochi më 13 nëntor, me ftesë të homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Siç njofton Kremlini, gjatë takimit do të shkëmbehen qëndrime lidhur me çështje rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe situatën në Siri.