Izraeli duhet të mbahet përgjegjës në gjykatat ndërkombëtare për krimet e luftës që ka kryer në Gaza, i ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sekretarit të OKB-së, Antonio Guterres.
Ata diskutuan “pritjet e komunitetit ndërkombëtar mbi sulmet e paligjshme të Izraelit”, qasjen e ndihmave humanitare dhe përpjekjet për një paqe të gjatë, thuhet në komunikatën e presidencës turke.
“Gjatë telefonatës, presidenti Erdogan ka thënë se Izraeli vazhdon pa turp të shkel të drejtën ndërkombëtare, ligjet e luftës dhe ligjin për ndihma humanitare, duke shikuar në sytë e komunitetit ndërkombëtar, dhe duhet të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer para të drejtës ndërkombëtare”.
Ministri i Jashtëm i Turqisë ka paralajmëruar takim me grupin e disa shteteve islame, të formuar nga Liga Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam, për të diskutuar për Gazën.
-
Erdogani niset për në SHBA, thotë se do t’i diskutojë "masakrat" e Gazës në OKB
-
Turqia dënon ashpër sulmet izraelite mbi Gazë
-
Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocid ndaj Izraelit
-
Erdogani i ashpër ndaj Izraelit: Ndale masakrën në Gaza, njihe shtetin palestinez
-
Erdogan: Izraeli dhe Perëndimi po kryejnë masakra në Gaza