Botë

Ëndrrat e mëdha të emigrantëve në xhunglën kufitare

Elliot Spagat, korrespodent nga San Diego, ka kujtuar se si në Luginën e Rio Grandes ishte njëri prej disa gazetarëve të paktë që hynë në një qendër paraburgimi ku kishte pothuajse 4.000 fëmijë të pashoqëruar. “Kishte 500 ose 600 fëmijë në disa nga këto grupe që ishin krijuar për 25 sipas udhëzimeve për COVID. Ishin renditur aty si sardelet. Ishte vërtet diçka e rëndë për ta parë. Një vajzë 17-vjeçare që sapo kishte lindur u lejua në një zonë të veçantë, por kushtet ishin edhe më të këqija nga sa pashë nën Trumpin”, ka treguar ai

Viti 2021 pritej të ishte i ngarkuar në kufirin me Meksikën. Presidenti Joe Biden, i cili mori detyrën në janar, kishte thënë se do të ishte president më mikpritës se paraardhësi Donald Trump. Dhe vetëm kjo ishte e mjaftueshme për t’i inkurajuar emigrantët që të përpiqeshin të arrinin në Shtetet e Bashkuara.

Por flukset i tejkaluan pritjet menjëherë pas marrjes së detyrës. Fëmijët që udhëtonin vetëm tejkaluan parashikimet. Patrulla Kufitare ndali emigrantë në Teksasin e Jugut më shpesh se kurrë në qershor dhe korrik. Dhe rreth 15.000 refugjatë, kryesisht nga Haiti, u vendosën nën një urë në një qytet kufitar të Teksasit në shtator.

Administrata filloi dëbimin masiv të haitianëve, ndërkohë që lejoi mijëra të qëndronin në SHBA. Përgjigja e saj e pabarabartë pas muajsh të ardhjeve në rritje shkaktoi kritika të ashpra, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta, duke ilustruar pasojat e heqjes së politikave të Trumpit pa një sistem të ri azili në vend.

Këtu, gazetarët e “Associated Press”, të përfshirë në raportim, reflektojnë mbi historinë dhe përvojat e tyre.

Gruaja e përdhunuar

Elliot Spagat, korrespodent nga San Diego, ka kujtuar se si në Luginën e Rio Grandes ishte njëri prej disa gazetarëve të paktë që hynë në një qendër paraburgimi ku kishte pothuajse 4.000 fëmijë të pashoqëruar.

“Kishte 500 ose 600 fëmijë në disa nga këto grupe që ishin krijuar për 25 sipas udhëzimeve për COVID. Ishin renditur aty si sardelet. Ishte vërtet diçka e rëndë për ta parë. Një vajzë 17-vjeçare që sapo kishte lindur u lejua në një zonë të veçantë, por kushtet ishin edhe më të këqija nga sa pashë nën Trumpin”, ka treguar ai. “Gardhet me zinxhirë të administratave të mëparshme, të quajtura ndonjëherë ‘kafaze’, u zëvendësuan me panele plastike - të trasha. Kjo ishte në thelb e njëjta gjë”.

Kjo ishte hera e tretë që nga viti 2014 që një numër shumë i madh emigrantësh po ndaleshin. Shumë prej tyre me familje dhe fëmijë nga Amerika Qendrore, por edhe gjithnjë e më shumë nga Amerika e Jugut dhe Afrika. Shumë prej tyre lirohen, gjë që inkurajon më shumë të tjerë që të vijnë.

“Por atëherë ata që janë ndoshta më në nevojë nuk mund të kalojnë, për arsye të ndryshme. Kjo nuk m’u shkoq nga mendja: ishte një grua nga El Salvadori, e cila duhej të ikte nga shtëpia e saj në mes të natës, sepse një polic e ndiqte, donte ta rrëmbente dhe ta merrte në pronësi, dhe ajo nuk donte që ai ta dijë ku ishin fëmijët e saj”, shkruan Spagat. “Kështu që ajo nuk u tha as lamtumirë dhe u largua. Por ajo u rrëmbye dhe u përdhunua, dhe u fut në prostitucion ndërsa ishte në Meksikë. Ajo u sulmua në Tijuana dhe ajo nuk mundi të kalonte për të kërkuar azil. Ka njerëz si ajo, dhe është thjesht e trishtueshme që nuk mund të hyjnë. Pastaj, njerëz të tjerë që ndoshta më pak e meritojnë - në kuptimin që po vijnë vetëm për punë - arritën të hyjnë”.

Fotoreporteri, shpëtimtar i 8vjeçares Emely

Greg Bull, fotoreporter në San Diego, ka treguar se si në maj, për rreth një javë apo më shumë, mbuloi vazhdimisht njerëz që vinin në tufa. “Ata po kalojnë kufirin dhe po kërkojnë azil. .... Shumica dërrmuese ishin familje që vinin, kështu që ata shkonin të qetë te agjenti më i afërt (kufitar) dhe dorëzoheshin”, ka treguar Bull, duke shtuar: “Por ajo që po shihnim gjithnjë e më shumë, dhe jam i sigurt që e keni dëgjuar nga të tjerët, po kishim filluar të shihnim një tufë fëmijësh që hynin brenda. Dhe kjo ishte gjëja më prekëse dhe tronditëse për të parë: këta 12-vjeçarë që ecnin nëpër baltë në mes të natës, në shi, vetëm”.

Bull ka rrëfyer se si e kishte takuar një vajzë me emrin Emely. Ajo ishte një tetëvjeçare nga Hondurasi. Po qante pasi kishte humbur këpucët në baltë.

“Ajo është me këtë grup, por ajo është një lloj shtojce e grupit. Dhe ka disa nëna më të reja në këtë grup që nuk ishin të mira me të, thjesht u grindën me të. Si, ‘Hajde, vazhdo. Ku e ke këpucën? Si e humbisni këpucën tuaj?’ Ata janë më pak se simpatikë në këtë pikë, dhe ajo thjesht po qan. Ajo takohet me agjentin dhe është mesi i natës“.

Ajo nuk kishte dokumente, nuk kishte informacion, nuk e dinte se ku jetonte nëna e saj në Shtetet e Bashkuara. Ajo nuk ishte e sigurt as nga vinte në kufirin e Meksikës, por ajo e dinte se ishte nga Hondurasi. “Dhe (agjentët kufitarë) nuk kishin asnjë mënyrë për ta lidhur këtë fëmijë me dikë në anën e SHBA-së, apo diku tjetër”, ka treguar Bull. Pra, ajo thjesht duhej të futej në sistem, dhe më pas njerëzit do të duhej të përpiqeshin të gjenin një mënyrë për ta lidhur me dikë, shton ai.

“Ne morëm informacione për të dhe unë dërgova foton në mes të natës dhe ajo përfundoi në të gjithë vendin në kanalet spanjolle të lajmeve. Nëna e saj ishte në Austin, Teksas, e pa atë dhe tha: “Kjo është vajza ime”. ... Dhe, shkurtimisht, ata janë në gjendje ta lidhin Emelyn me nënën e saj përmes kësaj fotoje dhe gjithashtu përmes (reporteres së AP-së) Adriana Gomez dhe Eugene Garcias. Kështu që ne të tre arritëm ta lidhnim këtë familje së bashku. Kjo është gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndër vite. Isha shumë e emocionuar”, ka treguar ajo.

Dokumentimi i fluturimit të parë të “Spidermanit” të vogël

Julio Cortez, fotoreporter i AP-së në Baltimore, ka treguar se si kishte migruar në Shtetet e Bashkuara kur ishte vetëm dhjetë vjeç. Edhe familja e tij kishte qëndruar në një qendër paraburgimi.

“Kështu që ndihem sikur e kuptoj mirë atë që njerëzit po kalojnë. ... Në fakt, prejardhja ime hapi një mundësi të madhe”, ka theksuar ai, duke folur pastaj për një histori që i ka lënë përshtypje.

“Një nga historitë që jam më krenare është ajo e Yancarlos, një djali 5-vjeçar nga Hondurasi. Unë isha duke u kthyer në shtëpi (në Baltimore) nga kufiri ... dhe isha në aeroport, vetëm duke e menduar punën time e duke ngrënë një sandviç, duke pritur avionin tim dhe dëgjoj një bisedë pas meje”, ka nisur ai rrëfimin.

Një burrë po e pyet djalin e vogël në spanjisht: “A jeni emocionuar që do të mësoni anglisht? A jeni i emocionuar që do të shkoni në shkollë në Amerikë?”

“Dhe kjo ndezi një llambë në kokën time, kështu që hodha gjithçka, shkova dhe fola me nënën e fëmijës dhe i thashë: ‘Nga vjen? A keni qenë në një nga ato qendrat e paraburgimit?’ Ajo reagoi me po. “Dhe ju dhanë azil?” Po, tha ajo”, ka shtuar Cortez.

Kështu që të gjitha gjërat filluan të ftilloheshin. “Pra, sigurisht, tani është radha ime të them, “Epo, unë do të doja të të fotografoja”. Mendova se do të ishte thjesht një portret i shpejtë apo diçka e tillë. Dhe pastaj pyeta: ‘Ku po shkon?”. Dhe ajo thotë: ‘Oh, vëllai im po na pret në Baltimore’. Dhe unë them: ‘Prit një minutë. Jeni në këtë fluturim tjetër për në Hjuston dhe më pas nga Hjustoni në Baltimore? Dhe ajo tha: ‘Po’. I thashë: “Oh, të lutem më lërë të të fotografoj gjatë rrugës. Më lejoni t’i tregoj historitë tuaja’”.

Nëna fillimisht i tha: “Jo, nuk më pëlqejnë kamerat, nuk e di kush je”.

Kështu Cortez i kartëvizitën dhe i thas: “’Shiko, kjo është një kompani e vërtetë. Ky është emri im”. Ajo ende hezitonte. “Dhe unë thashë: ‘Arsyeja që dua të tregoj historinë tuaj është se ne kurrë nuk dëgjojmë se çfarë ndodh më pas. Dhe unë mund të lidhem me ju sepse’ - dhe tregova se si ishte për ne, si ishim në një qendër paraburgimi, si ishim në një dhomë me një dyshek, pa shtrat, pa jastëk, asgjë”, ka thënë Cortez.

“Ne ishim atje për një javë dhe i thashë: ‘Ajo që ka kaluar fëmija juaj ditët e fundit, e kam kaluar unë kur kam qenë fëmijë. Dhe e dini, askush nuk e tregoi historinë time, gjë që është në rregull, por unë dua të tregoj historinë e tij”. Dhe ajo tha: ‘OK, ju mund të na fotografoni’”.

Cortezi e ka përshkruar si histori të lezetshme. Djali është 5 vjeç dhe me një veshje të vogël Supermani me një kapuç të vogël, dhe po shikonte nga dritarja dhe po shihte avionin e tij të parë në të cilin do të jetë ndonjëherë, dhe ai dhe mamaja e tij nuk kishin fluturuar kurrë.

“Mamaja ishte tmerruar, por djali i vogël, sapo nisi fluturimi, po prekte të gjithë butonat dhe ajo i thotë: ‘Jo, jo’. Dhe unë them: ‘Jo, e kuptoj. Më kujtohet fluturimi im i parë’. Pra, kjo ishte një histori vërtet e bukur, sepse unë sapo i ndoqa gjatë rrugës dhe tregova një histori vërtet të ëmbël të Yancarlos, i cili nuk u kthye në Honduras, ku gjërat janë vërtet, vërtet të frikshme për të”.