Departamenti i Kulturës dhe Turizmit i Abu Dhabit, një entitet qeveritar i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), ka njoftuar se do të mbulojë kostot e qëndrimeve të zgjatura për turistët e bllokuar në hotelet e kryeqytetit.
Një letër nga DCT Abu Dhabi tregoi kërkesën drejtuar hoteleve për të zgjatur qëndrimin e mysafirëve që “kanë arritur datën e daljes (check-out), por nuk janë në gjendje të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre.”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është konfirmuar edhe nga Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara përmes një postimi në Facebook. Sipas njoftimit, shpenzimet do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit, deri në datën kur mund të bëhet i mundur largimi.
“Ju informojmë se, në përputhje me vendimin e autoriteteve përkatëse në Emirate, të gjithë mysafirëve që kanë arritur datën e check-out-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do t’u zgjatet qëndrimi në objektet hoteliere aty ku janë vendosur deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi. Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit deri në datën kur bëhet e mundur largimi”, thuhet në njoftim.
Tutje është kërkuar nga qytetarët që ndodhen atje që të “komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasadën”.
Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllën pjesërisht hapësirën e tyre ajrore të shtunën, duke rezultuar në anulimin e shumicës së fluturimeve komerciale hyrëse dhe dalëse nga vendi, dhe duke lënë shumë udhëtarë të bllokuar.