Ambasada e Kosovës në Abu Dabi ka njoftuar se po ndjek nga afër situatën e krijuar nga bllokada e hapësirës ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se është në komunikim të pandërprerë me autoritetet vendase dhe institucionet shtetërore në Kosovë për të shqyrtuar opsionet më të shpejta dhe më të sigurta për evakuimin e mundshëm të qytetarëve kosovarë.
Sipas njoftimit zyrtar, ambasada është gjithashtu në koordinim të ngushtë me Ambasadën e Kosovës në Riad, me qëllim përgatitjen e procedurave të nevojshme në rast se evakuimi bëhet i domosdoshëm.
Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që ndodhen aktualisht në territorin e Emirateve – si vizitorë të bllokuar ashtu edhe rezidentë – dhe që ende nuk janë paraqitur pranë misionit diplomatik, ta kontaktojnë ambasadën.
Qytetarët duhet të dërgojnë të dhënat personale sipas dokumentit të udhëtimit, si dhe të specifikojnë qytetin ku ndodhen dhe adresën e qëndrimit.
Sipas ambasadës, regjistrimi është i domosdoshëm për të mundësuar procedimin e kërkesave për pajisje me leje kalimi urgjente në kufirin e Arabisë Saudite.
Në rast të krijimit të kushteve për evakuim të organizuar emergjent, në koordinim me autoritetet e Emirateve, institucionet e Kosovës dhe autoritetet saudite, parashihet mundësia e sigurimit të fluturimeve nga aeroportet e Jeddah ose Riyadh.
-
DASH-i paralajmëron për rreziqe të shtuara sigurie, objektet diplomatike në shënjestër
-
Ambasada u kërkon shtetasve kosovarë të mos shpërndajnë pamje të raketave në Emirate
-
Ambasada e Italisë: Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë dhe konstruktive për çështjen e presidentit
-
Emiratet e Bashkuara Arabe lëshojnë alarm emergjence në të gjithë vendin
-
MPJD: Qytetarët e Kosovës në Lindjen e Mesme janë mirë, po shqyrtohen opsionet për evakuim