Një grup emigrantësh në qytetin jugor meksikan Tapaçula kanë dalë nga rreshti në pritje të marrjes së dokumenteve për të vazhduar rrugën drejt Shteteve të Bashkuara, për t’iu bashkuar protestuesve që kanë shprehur pakënaqësinë në ditë feste.
Për të tretën herë brenda këtij viti, një grup prej më shumë se tetëqind emigrantësh, po ecin në këmbë nga Meksika jugore drejt kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë kryesisht nga Venezuela, por ka edhe emigrantë nga Kuba dhe shtetet e tjera të Amerikës Qendrore.
Në përpjekje për të shpërndarë karvanin, autoritetet meksikane kanë angazhuar autobusë, por emigrantë janë të vendosur të mos heqin dorë prej destinacionit të tyre. Dhe shumë prej tyre kanë shfrytëzuar fundjavën e festës së Pashkëve dhe kanë nisur rrugëtimin në këmbë. Shumë prej tyre kanë bartur kryqin.