Një oficer i lartë i Ushtrisë Popullore Koreane në Penian u ekzekutua nga skuadra e qitjes me akuzat për abuzim me autoritetin dhe përfshirjen në akte antiparti. Viktima ishte Hyon Ju Song i cili zyrtarisht kishte mbajtur postin e drejtorit të divizionit të inspektimit të Ministrisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Rojës së Poshtme të Forcave të Armatosura (Gjeneral Lejtnant i Ushtrisë Popullore) para ekzekutimit të tij.
Song është akuzuar se ka thënë përpara ushtarëve dhe oficerëve që kishte nën kontroll se duhet që të ketë më tepër ushqim për kompaninë. Hyon Ju Song u lind në Kanggye, provinca Chagang në vitin 1962 dhe u regjistrua në Njësinë 974 të Ushtrisë Popullore pas diplomimit nga Shkolla e Lartë Nammun. Ai u caktua më pas në Komandën e Gardës Supreme dhe shërbeu si anëtar i Komitetit Qendror të UPK-së dhe si komandant i ekipit të sigurisë për shtëpinë e pushimit të O Jin-u (Marshalli i Ushtrisë Popullore që ishte ish-Ministër e Forcave të Armatosura të Popullit). Më vonë, Hyon përfundoi kursin e komandantit të batalionit në Akademinë Ushtarake Taechon (e specializuar në trajnimin e oficerëve të forcave speciale) dhe shërbeu si komandant batalioni i departamentit të shërbimeve të pasme dhe kreu i departamentit të rezervave në njësinë ushtarake nën Komandën e Gardës Supreme. Pasi u gradua në gradën e kolonelit, ai shërbeu si kreu i seksionit të inspektimit të Ministrisë së Forcave të Armatosura të Popullit. Kështu, u krye ekzekutimi i një personi që e kishte nisur karrierën si ushtar i thjeshtë dhe kishte përfunduar në rangje të larta në ushtri.
-
Përzgjedhësi i Koresë së Jugut kërcënohet me vrasje
-
Vihet nën hetime gjenerali më i lartë ushtarak kinez
-
Presidenti i shkarkuar jugkorean shpallet fajtor për abuzim me pushtetin
-
Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut që shpalli ligjin ushtarak
-
Koreja e Jugut lëshon të shtëna paralajmëruese ndaj trupave të Koresë së Veriut që kaluan kufirin