Qeveria e SHBA-së të martën ka kryer ekzekutimin e parë të një të burgosuri federal në më tepër se 17 vjet, ka njoftuar agjencia AP.
Është kryer ekzekutimi një të dënuari për vrasjen e një familje nga Arkansasi në vitet 1990-ta, me synimin për të ndërtuar një shtet vetëm me të bardhë në Paqësorin Veriperëndimor.
Daniel Lewis Lee (47) nga Yukoni i Oklahomas, është ekzekutuar me anë të injeksionit në burgun federal Terre Haute në Indiana.
“Unë nuk e kam bërë këtë. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por nuk jam vrasës”, ka thënë ai.
Fjalët e tij të fundit ishin: “Po e vrisni një njeri të pafajshëm”.
Vendimi për të proceduar me ekzekutimin – të barin nga Byroja e Burgjeve që nga viti 2003 – është përcellur me kritika nga grupet e të drejtave të njeriut dhe familjarët e viktimave të Lee’s, që kanë ngritur padi për të tentuar të ndalojnë ekzekutimin, duke përmendur shqetësimin e pandemisë së koronavirusit. Pandemia ka vrarë më tepër se 135 mijë persona në SHBA.
Ekzekutimi i Lee’s, që është shpallur i vdekur në ora 8:07 me kohë lokale, ka kaluar nëpër një seri të betejave ligjore, që mbaruan herët të martën kur Gjykata Supreme votoi 5:4 në favor të ekzekutimit.