Eksperti amerikan i sigurisë dhe inteligjencës, John Miller, e ka analizuar fotografinë e Nicolas Maduros së arrestuar, e që u publikua nga presidenti amerikan Donald Trump të shtunën, pasi SHBA-ja kreu aksionin e arrestimit të presidentit venezuelas herët të shtunën.

“Nicolas Maduro në bordin e USS Iwo Jima”, shkroi Trump kur e publikoi foton e Maduros nga anija amerikane.
Maduro aty është i fotografuar me pranga dhe syza të errëta mbrojtëse “në mënyrë që të mos shohë se ku është dhe se ku po lëvizë nga pika A në pikën B”, ka thënë Miller.
Ai po ashtu shfaqet duke mbajtur një jelek shpëtimi të fryrë si dhe kufje, të cilat Milleri thotë se kanë qëllim që t’ia pengojnë dëgjimin. “Në këtë mënyrë ai nuk do t’i dëgjojë bisedat përreth tij”, ka shpjeguar eksperti.
Më e dukshmja, sipas Millerit, është ajo që shfaqet në xhaketën e një agjenti të Administratës për Zbatimin e Ligjit për Drogën (DEA), afër Maduros.
“A e shihni ku shkruan DEA”, ka thënë Miller. “Kjo nënkupton se ai është arrestuar nga autoritetet federale të zbatimit të ligjit në SHBA nga zyra e DEA-së në New York dhe po sillet në seancë gjyqësore”.