Këshilltari i ri për shkencën në Shtëpinë e Bardhë dëshiron që të jetë një vaksinë e gatshme për të luftuar pandeminë e radhës në vetëm 100 ditë pas identifikimit të një shpërthimi viral potencial.
Në një intervistë, Eric Lander, paraqiti në të ardhme premtuese të afërme me një theks të ri të Amerikës në shkencë i cili sipas tij, jo vetëm që përgatit botën për pandeminë e radhës me vaksina, por gjithashtu ndryshon mënyrën se si shkenca lufton sëmundjet dhe trajton pacientët, frenon ndryshimet klimatike dhe zgjeron hulumtimet në hapësirë. Ai madje përdori si referencë edhe seritë e famshme fantastiko-shkencore “Star Trek”.
Lander ka thënë se ngritja e shkencës në një post nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është shenjë se “shkenca duhet ta ketë një ulëse në tavolinë” dhe që i jep mundësinë të jetë pjesë e bisedimeve të larta me drejtorë të lartë agjencish për çështje hulumtuese.
“Ishte e mrekullueshme në atë nivel sa ne patëm mundësi të prodhojmë vaksina me efikasitet të lartë në më pak se një vit, por nga ana tjetër thua, ‘një vit është kohë e gjatë’”, ka thënë ai, duke shtuar se në të kaluarën do të duheshin tre apo katër vjet për një gjë të tillë.
“Që me të vërtetë të bëjmë dallimin, ne duam ta bëjmë këtë për 100 ditë. Kështu që shumë prej nesh kanë biseduar për synimin tonë të 100-ditëshit prej identifikimit të një virusi që potencialisht mund të shndërrohet në pandemi”, ka thënë ai për Associated Press.