Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekspertët paralajmërojnë se pandemia s’ka përfunduar, bëjnë thirrje për vaksinim

Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se pandemia nuk ka përfunduar dhe kanë bërë thirrje për fushatë të re të vaksinimit. Aleanca për vaksina ka vlerësuar se bota nuk ka përjetuar variantet më të rënda të koronavirusit, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të përhapen variantet edhe më vdekjeprurëse.

Metodat parandaluese dhe vaksinimi janë gjërat më të mira që mund të bëjnë njerëzit për të parandaluar përhapjen e rasteve dhe vdekjet nga koronavirusi, kanë vlerësuar ekspertët në Forumin Botëror të Ekonomisë.

Shefi i kompanisë farmaceutike “Moderna” ka thënë se bota ka nevojë për investime të vazhdueshme në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor publik dhe në mbikëqyrjen gjenomike. Ai ka thënë se shkenca mund të bëjë më shumë për shëndetin dhe se qeveritë duhet të angazhohen më shumë në këtë aspekt.