Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekipi i Trumpit del me komunikatë pas vendimit të gjykatës

Një zëdhënës i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dalë me deklaratë pasi shpalljes së vendimit nga gjykata. Trump është shpallur fajtor për ngacmim seksual të ish-kolumnistes Jean Carroll. Ai është detyruar ta dëmshpërblejë viktimën me 5 milionë dollarë.

Nga ekipi i Trumpit është thënë se kjo është “gjueti shtrigash” e demokratëve kundër Trumpit.

“Mos bëni gabim, gjithë ky rast fals është një përpjekje politike që shënjestron presidentin Trump, pasi ai tashmë është favorit për të fituar edhe një herë mandatin e presidentit të SHBA-së. Abuzimi i vazhdueshëm i Kushtetutës sonë të madhe për qëllime politike është i neveritshëm dhe nuk mund të tolerohet”, thuhet në deklaratën.