Pas më shumë se tri javësh rrethim dhe të bllokuar, palestinezët e parë- dhjetëra me shtetësi të dyfishtë dhe të plagosur rëndë – janë lejuar të largohen nga Gaza, e cila është bërë rrafsh me tokë nga bombardimet izraelite.
Edhe pse shkaku i bombardimeve kanë ikur mijëra palestinezë nga shtëpitë e tyre, asnjë nuk ishte lejuar që të largohej nga enklava, përveç katër pengjeve të liruara nga Hamasi.
Mirëpo të mërkurën është arritur një marrëveshje e kufizuar për largimin e palestinezëve.
“Kam përjetuar të gjitha luftërat. Kur nisi kjo e fundit, menduam se problemet tona do të ishin mungesa e rrymës dhe ujit. Mirëpo problemet janë më të mëdha. Nisëm rrugën e gjatë dhe vetëm Zoti e di se si jemi larguar nga Gaza. Ministria na ka kontaktuar vonë. Gaza është ende vendi ynë dhe ndihemi keq për shkatërrimin që po përjeton dhe për më të dashurit tonë. Shumë familje janë shuar”, ka deklaruar jordanezja në Gaza, Rania Hussein.
Territori i izoluar palestinez, shtëpi e 2.3 milionë banorëve, është duke përjetuar krizë humanitare shkaku i rrethimit nga Izraeli.
Edhe
Izraeli rihap pikëkalimin kufitar Rafah, mijëra palestinezë shpresojnë të largohen për trajtim mjekësor
Gjysma e popullsisë ka ikur. Ata që kanë mbetur po përballen me mungesë të madhe të ushqimit, ujit dhe pajisjeve mjekësore.
“Erdhëm sot në kufirin me Egjiptin me shpresën se do të largohemi, ambasada kanadeze nuk ka na kontaktuar shkaku i mungesës së rrjetit. Askush nuk ka mundur të na kontaktojë. Kemi dëgjuar dje se kufijtë do të hapen në orën 7. Erdhëm me shpresën se do të largohemi. Kemi pak shpresë për largim dhe për të shpëtuar”, është shprehur shtetasja e Kanadasë, Asil Shurab.
Për shkak të rrethanave, 110 persona me pasaporta të huaja janë lejuar të largohen nga Gaza.
“Pala egjiptiane na ka njoftuar se kalimet do të lejohen sot, të lejojë largimin e 81 të plagosurve si rezultat i bombardimeve brutale të Izraelit. Ndërkaq, është edhe lista me 500 personave me pasaporta të huaja. Jemi duke përgatitur emrat e njerëzve që do të largohen në anën egjiptiane”, ka thënë zëdhënësi kufitar, Hisham Odwam.
Egjipti ka njoftuar se më shumë se 80 palestinezë – nga mijëra të plagosur në luftë – janë lejuar të kalojnë për trajtime mjekësore.
Edhe
Izraeli do të lejojë palestinezët të lëshojnë Gazën përmes Rafahut
Mirëpo Egjipti ka deklaruar se nuk do të lejojë fluksin e madh të refugjatëve palestinezë sepse frikësohet se Izraeli nuk do të lejojë kthimin e tyre në Gazë pas përfundimit të luftës.
Më shumë se 8 mijë e 700 palestinezë janë vrarë në luftë, shumica gra dhe të mitur, ndërkaq, më shumë se 22 mijë janë të plagosur, ka njoftuar Ministria palestineze e Shëndetësisë.