Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Egjipti do t’i rihapë aeroportet nga 1 korriku

Egjipti do t’i rihapë të gjithë aeroportet nga 1 korriku për trafikun ndërkombëtar, ka thënë ministri i Aviacionit të dielën, pasi kishte pezulluar fluturimet në mars për shkak të gjendjes me pandeminë.

Mohamed Manar Anba iu ka thënë se mediave përmes një konference se fluturimet do të rikthehen gradualisht nga aeroporti në fillim të korrikut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anba dhe Ministri i Turizmit Khaled al-Anani, i cili u bashkua në konferencën për shtyp, paraqiti masat që duhen marrë brenda aeroplanëve, në aeroporte dhe në hotele për të ndihmuar në sigurimin e shëndetit dhe sigurisë së turistëve të huaj, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Udhëtarët nga vendet të cilat janë vatra të koronavirusit të shpallura nga OBSH-ja, duhet të testohen para se të mbërrijnë në Egjipt, tha ministri.