Xhamitë janë rihapur të shtunën në disa pjesë të Egjiptit derisa vendi po tenton t’i rikthehet normalitetit pas vendosjes së masave kufizuese si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Qeveria e Egjiptit ka lejuar lutjet ditore në xhami, duke përjashtuar lutjet e së premtes ku mblidhen shumë njerëz si dhe meshën e së dielës në kisha.
Të shtunën është lejuar edhe rihapja e restoranteve dhe kafiterive, por me vetëm 30 për qind të kapaciteteve për t’i ikur frekuentimit të madh. Nga 1 korriku, Egjipti do të rihapet edhe për fluturime ndërkombëtare.
Shteti më i populluar në Arabi, me rreth 100 milionë banorë, ka raportuar 62,755 të infektuar dhe 2,620 vdekje deri më tash.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli rihap pjesën më të madhe të ekonomisë, përfshirë baret dhe restorantet
-
Në Izrael fillon zbutja e masave anti-COVID, rihapen disa biznese
-
Besimtarët myslimanë rikthehen në Arabinë Saudite për të kryer Umrën
-
Meka liron kufizimet, nga nëntori lejohet haxhi edhe për të huajt
-
Numër i vogël në pelegrinazhin e sivjetmë në Haxh