Bahrejni i është bashkuar Emirateve të Bashkuara Arabe në arritjen e marrëveshjes për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump të premten.
Kjo shihet si lëvizje tjetër për të qetësuar tensionet në Lindjen e Mesme.
Trump ka shkruar në rrjetin social Twitter pasi ka biseduar me mbretin e Bahrejnit Hamad bin Isa Al Khalifa dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Një komunikatë e përbashkët e tre liderëve thotë se janë pajtuar në “themelimin e marrëdhënieve të plota diplomatike mes Izraelit dhe Mbretërisë së Bahrejnit”.
Marrëveshja e Izraelit me Emiratet Arabe ishte prezantuar më 13 gusht. Ajo do të nënshkruhet të martën në Shtëpinë e Bardhë.
Pos këtyre marrëveshjeve, ditë më parë në Washington në kuadër të “normalizimit ekonomik” mes Kosovës e Serbisë u njoftua se Izraeli dhe Kosova e njohin njëra-tjetrën. Edhe kjo sipas Trumpit ishte “marrëveshje tjetër e mrekullueshme për Lindjen e Mesme”.
-
Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni nënshkruajnë marrëveshjet për normalizim
-
Trumpi i lidh “Marrëveshjet e Abrahamit” me marrëveshjen me Iranin
-
Izraeli e Maroku arrijnë ujdi për normalizim të marrëdhënieve
-
Delegacioni i Izraelit arrin në Bahrejn për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve
-
Parlamenti i Izraelit e miraton marrëveshjen për normalizimi me Emiratet e Bashkuara Arabe