Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E mbijetuara e Holokaustit në mesin e civilëve të vdekur në Mariupol

Një grua e moshuar hebreje e cila i mbijetoi Holokaustit, ka vdekur në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i ka thënë vajza e saj uebfaqes “Chabad.org” të mërkurën.

91-vjeçarja Vanda Semyonovna Obiedkova ishte strehuar në një bodrum të ftohtë ku nuk kishte ujë, kur vdiq më 4 prill.

Më shumë se 80 vjet më parë ajo ishte fshehur po ashtu në një bodrum gjatë pushtimit nazist të Mariupolit.

Këtë herë ajo po fshihej nga forcat ruse, të cilët kanë bombarduar qytetin dhe kanë ndërprerë furnizimet esenciale.

“Mamaja nuk e meritoi një vdekje të tillë”, ka thënë vajza e saj Larissa.

Edhe “Pothuajse të gjitha familjet kanë humbur dikë” Botë “Pothuajse të gjitha familjet kanë humbur dikë”

“Nuk kishte ujë, rrymë e as ngrohje – dhe ishte shumë ftohtë”, ka thënë Larissa që ishte në bodrum bashkë me nënën. “Nuk mund të bënim asgjë për të. Po jetonim sikur kafshë”.

Çdo moment që kalohej jashtë bodrumit ishte i rrezikshëm, me dy snajperë të instaluar afër burimeve të ujit dhe bombardimet e vazhdueshme nga qielli.

“Sa herë që binte një bombë e gjithë ndërtesa dridhej. Nëna më thoshte se nuk i kujtohej diçka e tillë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Vanda ishte vetëm 10 vjeç kur pushtuesit nazistë arritën në qytetin port dhe e rrethuan popullsinë hebreje në tetor të vitit 1941.

Ushtarët shtyn mijëra banorë të ecnin, përfshirë nënën e Vandas, në një kanal ku u ekzekutuan masivisht.

Edhe Plakat ukrainase që mbijetuan dy luftëra strehohen në Gjermani Botë Plakat ukrainase që mbijetuan dy luftëra strehohen në Gjermani

Vanda shpëtoi pasi u fsheh në një bodrum kur nazistët arritën në shtëpinë e saj për ta marrë të ëmën. Ajo mbijetoi në pjesën tjetër të pushtimit nazist në një spital, që menaxhohej nga babai i saj që nuk ishte hebre.

Ajo është ukrainasja e dytë e mbijetuar e Holokaustit, që vdiq si pasojë e pushtimit rus.