Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E mbijetuara e Holokaustit, e cila u braktis si foshnjë, e gjen familjen në moshën 80-vjeçare

Kur Alice Grusová ishte foshnjë, prindërit e lanë atë në një stol të stacionit të trenit, pa asnjë ide se çfarë do të ndodhte me të.

Ishte qershori i vitit 1942 dhe ky ishte akti i fundit i dëshpëruar nga çifti Marta dhe Alexandr Knapp për të shpëtuar vajzën e tyre, pasi përpjekja e tyre për të shpëtuar nga Çekosllovakia e atëhershme përfundoi në katastrofë.

Çifti kishte ikur nga Praga, por kur treni i tyre mbërriti në Pardubice, Bohemia lindore, ushtarët nazistë hipën në kërkim të hebrenjve të arratisur, shkruan CNN-i të shtunën.

Grusová – mbiemri i saj i martesës, nuk i pa më prindërit e saj. Ata u arrestuan dhe u dërguan në kampin e përqendrimit Theresienstadt, nga ku më vonë u deportuan në Aushvic dhe u vranë. Aty u vra edhe vëllai i saj nga martesa e mëparshme e babait të saj.

Këtë vit, Grusová festoi ditëlindjen e saj të 81-të, si dhe 60-vjetorin e martesës me bashkëshortin Miroslav. Duke jetuar në Pragë, ata kanë tre djem, gjashtë nipër e mbesa dhe tre stërnipër.

Edhe “U ktheva i gjallë, por gjithçka ishte zhdukur” Botë “U ktheva i gjallë, por gjithçka ishte zhdukur”

Infermierja pediatrike në pension udhëtoi në Izrael, ku u rilidh me trashëgiminë e saj hebreje dhe takoi kushëririn e saj të parë të mbijetuar – si dhe një familje më të gjerë që nuk e dinte se ekzistonte.

“Unë u trondita më shumë kur kuptova, kur isha 80 vjeç, se kam një familje kaq të madhe”, tha ajo në një video-telefonatë emocionuese me CNN.

“Jam e trishtuar që kjo nuk ndodhi më herët,” shtoi Grusová, e cila ka luftuar me kancerin, hepatitin dhe një operacion në shtyllën kurrizore.

Ribashkimi ndodhi falë përpjekjeve të një gruaje kurioze 8,000 km larg në Afrikën e Jugut, gjatë fazave fillestare të pandemisë. Historia e pabesueshme tani është shpërndarë nga faqja e gjenealogjisë në internet MyHeritage.

Michalya Schonëald Moss u thellua në historinë e saj familjare në MyHeritage. Ajo e kishte ditur gjithmonë se familja e saj ishte shkatërruar në Holokaust, por ajo më vonë zbuloi se 120 nga të afërmit e saj u vranë në Aushvic.

Megjithatë, nga errësira e paimagjinueshme, doli një rreze e vogël dhe e papritur shprese. Me ndihmën e gjenealogëve profesionistë si në Republikën Çeke ashtu edhe në Izrael, ajo zbuloi përrallën e pabesueshme të një të mbijetuari: Grusován.

Pasi u gjet në stolin e stacionit, vajza njëvjeçare fillimisht u vendos në një jetimore. Grusová, e cila nuk kujton prindërit e saj, më vonë u transferua në Theresienstadt. Ajo kujtoi se ushte një grua e mirë që kujdesej për të.

Edhe Dy gra austriake që u ndërruan në lindje takohen pas 35 vjetësh Kuriozitet Dy gra austriake që u ndërruan në lindje takohen pas 35 vjetësh

“Dhe pastaj më kujtohet kur u sëmura nga tifoja dhe punëtorët atje duhej të më mbronin nga gjermanët. Mbaj mend që më thoshin të hesht ose do të vinin gjermanët e këqij dhe do të na vrisnin”, ka thënë ajo.

Në mënyrë të pabesueshme, ajo mbijetoi dhe pas luftës u ribashkua me motrën e vogël të nënës së saj Edith - ose Editka siç e quan ajo, e cila i mbijetoi Aushvicit duke u transferuar në një kamp pune.