Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vrarë e shtatë të plagosur nga bombardimi i tregut në Sloviansk

Të paktën dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën kur forcat ruse bombarduan Sloviansk në rajonin e Donetskut, tha të martën një shef ushtarak rajonal.

“Rusët edhe një herë po sulmojnë qëllimisht vendet ku janë mbledhur civilët”, shkroi kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko në një postim në Telegram. “Ky është terrorizëm i pastër”, shkruan BBC.

Kyrylenko u bëri thirrje banorëve që të evakuohen, duke thënë se "gjëja më e rëndësishme është të shpëtoni jetën tuaj".

Pasi forcat ruse dhe separatiste siguruan Lysychanskun, duke marrë në mënyrë efektive pothuajse të gjithë rajonin e Luhansk, ata tani po i drejtojnë sytë në qytetet e Donetskut ende nën kontrollin e Ukrainës, përkatësisht Sloviansk dhe Kramatorsk.