Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur pasi anija shembi një urë në Kinë

Dy persona kanë vdekur pasi një anije mallrash goditi urën në lumin Pearl pranë qytetit të Guangzhout në Kinë. Përplasja shkaktoi shembjen e një pjese të urës, nga e cila veturat ranë në lumë, përfshirë një autobus, raporton Associated Press.

Administrata e Sigurisë Detare të Guangzhou ka thënë se anija po udhëtonte nga qyteti i Foshanit në rrethin jugor të Guangzhout.

Tre vetura, një autobus dhe një motoçikletë ranë nga ura. Një veturë dhe autobusi ranë në ujë, ndërsa të tjerat në anije.

Autoritetet dërguan personelin e shpëtimit emergjent në vendngjarje.

Autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit.

Pronari i anijes është ndaluar.

Edhe Brazili në ankth për ndotje të ujit pas shembjes së urës Botë Brazili në ankth për ndotje të ujit pas shembjes së urës

VIDEO: