Një raketë ruse e ka goditur një ndërtesë banimi në Kryvyi Rih, në Ukrainën qendrore, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur të paktën pesë të tjerë, ka bërë të ditur një zyrtar lokal.
Guvernatori rajonal, Valentyn Reznichenko, dha numrin e viktimave dhe tha se të plagosurit ishin dërguar me urgjencë në spitalet lokale.
Shpërthimi shkatërroi hyrjen e ndërtesës.
Kryvyi Rih është vendlindja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse të premten kryen të paktën 60 sulme me raketa anembanë Ukrainës./AP
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt
-
Gjashtë të vdekur nga një sulm raketor në vendlindjen e Zelenskyt
-
Të paktën një i vdekur në sulmin me raketa ruse në Kryvii Rih
-
Tre të vdekur e 25 të plagosur në një sulm masiv rus në Ukrainë
-
24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev